Edhe një gjyq së shpejti në Speciale, gjykimi ndaj Pjetër Shalës nis më 21 shkurt

Më 21 shkurt 2023, nis gjykimi kundër Pjetër Shalës para Dhomave të Specializuara (DHSK). Deklaratat hyrëse janë planifikuar të vijojnë edhe më 22 shkurt.

Më 21 shkurt, Kryegjykatësja do të hapë gjykimin, do të kërkojë leximin e akuzave për të akuzuarin, do ta informojë mbi të drejtat dhe detyrimet dhe do ta pyesë të akuzuarin nëse e ka kuptuar Aktakuzën dhe nëse dëshiron të konfirmojë vetëdeklarimin e tij të mëhershëm si i pafajshëm. Më pas, Prokurori i Specializuar, mbrojtësi i viktimave dhe Mbrojtja do të kenë përkatësisht nga dy orë për të dhënë deklaratat e tyre hyrëse, shkruan lajmi.net.

Shala akuzohet për përgjegjësi penale individuale dhe ndaj tij janë ngritur katër akuza për krime lufte.