Gjatë ditës së djeshme futbollisti i Juventusit Daniele Rugani, kishte rezultuar pozitiv me koronavirus.
Ndërkaq sot gjatë ditës së sotme pozitiv me këtë virus ka dalur edhe një futbollist tjetër i Serie A.
Është Manolo Gabbiadini, futbollist i Sampdorias, kjo gjë do të ndikojë që ngjashëm me skuadrën e Juventusit edhe kjo skuadër të futet në karantinë.
Përmes një deklarate klubi e konfirmoi që futbollisti ka dalur pozitiv në lidhje me koronavirusin pasi që kishte pasur ethe, andaj i është nënshtruar testimeve.








