Manchester City ka dështuar përsëri për t’i marrë tri pikë në Premier Ligë. Sonte ata janë ndalur nga Leeds United

Kohë më shumë shi në Leeds por edhe një dështim i radhës për Manchester City.

Skuadra e Pep Guardiolës pasi u mposht në shtëpi nga Leicester City është ndalur sonte edhe në Leeds United, ku ka barazuar me rezultat 1-1.

Pjesa e parë ishte shumë më e mirë për Manchester Cityn ku kishte shumë mundësi për të shënuar por që nuk arritën që të shenojnë deri në minutën e 17-të ku shënoi Raheem Sterling.

Në minutat e mbetur, Leeds kishte disa mundësi që të kalonte në epërsi nëse do t’i kishte shfrytëzuar rastet më mirë, por këtë nuk e bëri.

Pavarësisht tentimeve nga të dy skuadrat, City kthehet në shtëpi me vetëm një pikë, kurse Leeds edhe njëherë tregoi se do të jetë një skuadër e fortë për këtë sezon.

Pas tri ndeshjeve të zhvilluara, Manchester City ka vetëm katër pikë kurse Leeds United nga katër ndeshje ka tubuar 7 pikë dhe është në vendin e 5-të.