Aeroplani luftarak rus MiG-29, është rrëzuar gjatë një fluturimi stërvitor në rajonin e Astrakhan/Rusi. Aeroplani MiG-29, ishte rrëzuar menjëherë pas ngritjes dhe si pasojë e rrëzimit piloti kishte mbetur i vdekur.

Veterani i aviacionit rus, Vladimir Popov, thotë se deri te aksidenti mund të ketë ardhur për shkak të kushteve të motit ose problemeve teknike. I mbetet komisionit të Komandës së Lartë të Forcave Ajrore Ruse që të gjejë shkaqet e rrëzimit të MiG-29.

Gjatë kësaj jave ky është incidenti i dytë vdekjeprurës në Rusi. Para dy ditëve si pasojë e flakëve në motor ishte rrëzuar aeroplani transportues ushtarak rusë Il-112V, duke lenë të vdekur tre pjesëtarët e ekuipazhit.

Si pasojë e rrëzimit të aeroplanit transportues, në Rusi janë ndaluar të gjitha fluturimet e aeroplanëve të pasagjerëve Il-114-300, pasi që kanë motorë të njëjtë me aeroplanët transportues ushtarak.