Edhe në Shqipëri bëhet obligative maska

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, në Shqipëri ka bërë të ditur se është miratuar dhe “Udhëzuesi mbi përdorimin e detyrueshëm të maskave në ambjentet jashtë shtëpisë”, që paraqet kriteret e përgjithshme, rregullat dhe përjashtimet për përdorimin e barrierave mbrojtëse (maskave) në ambjentet jashtë shtëpisë, me qëllim zvogëlimin e përhapjes së mundshme të COVID-19.

Udhëzuesi përmban parimet e përdorimit të maskës dhe gjithashtu rastet kur ajo duhet të mbahet në ambientet jashtë shtëpisë. Vendosja e barrierës mbrojtëse (maskës) nuk mund të jetë e mundur në çdo situatë.

Prandaj, ka disa raste kur ju lejohet të hiqni atë apo të modifikoni përdorimin e saj. Udhëzuesi i miratuar përcakton qartë rastet përjashtimore të përdorimit të barrierës mbrojtëse.

ISHP ka përcaktuar qartë kushtet e reja si dhe kategoritë që përjashtohen nga ky rregull i ri. Po ashtu, në këtë vendim përcaktohen qartë dhe mosha e fëmijëve që duhet të përdorim maskë. Sipas ISHP-së, përveç maskave mjekësore një përdorimshme, barrierat mbrojtëse të fytyrës që përdoren në komunitet, përfshijnë forma të ndryshme të maskave komerciale ose të përgatitura në mënyrë artizanale nga tekstili ose materiale të tjera.