Edhe në Holandë, koronavirusi po bën namin, vetëm sot shënohen më shumë se 21% e vdekjeve totale

Një tjetër shtet i rëndësishëm i prekur nga pandemia e koronavirusit është dhe Holanda. 

Deri tani në shtetin holandez, janë shënuar 112 vdekje nga virusi vdekjeprurës në 24 orët e fundit.

Në total janë konfirmuar 546 viktima nga koronavirusi. Po në Holandë, janë infektuar me koronavirus 8603 persona.  

Nga të dhënat e publikuara janë 1 172 vetë të infektuar me koronavirus vetëm në 24 orët e fundit.