Lajmi për tragjedinë e fundit në Shqipëri ka marrë përmasa botërore.
Së paku 15 persona kanë humbur jetën, pas tërmetit me fuqi 6.4 shkallë të Rihterit që ndodhi sot në orën 03:53.
Shumë personalitete të njohura kanë shprehur ngushëllime për familjarët që kanë humbur më të dashurit e tyre.
Klubi i parë me famë botërore që ka reaguar ka qenë Milani.
“Në këtë kohë tragjike, mendimet tona janë me vëllezërit dhe motrat në Shqipëri, që u goditët nga tërmeti katastrofik. Qëndroni të fortë!”, shkruhet në reagimin e klubit italian.
At this tragic time, our thoughts go out to our brothers and sisters in Albania hit by the catastrophic earthquake. Stay strong! 🙏🏻🔴⚫
— AC Milan (@acmilan) November 26, 2019
In questi momenti drammatici, tutta la famiglia rossonera abbraccia il popolo albanese colpito nelle ultime ore dal sisma 🙏🏻🔴⚫







