Edhe Milani futet në garë për Giroud

Milani po konsideron seriozisht transferimin e Oliever Giroud, si alternativë e Zlatan Ibrahimovic.

Sky Sport Italia, raporton se Milani po kërkon një sulmues në afatin kalimtar të janarit.

“Rossonerët” kanë pasur si opsion të parë Zlatan Ibrahimovicin, por një marrëveshje mes palëve duket e largët.

Alternativa më e mirë pas Ibrës për Milanin, është Oliver Giroud.

Për Giroud interesim ka shprehur edhe Interi e Borussia Dortmundi.

Giroud 33 vjeçar, pritet të largohet nga Chelsea në janar, ndërsa kërkon një skuadër ku do të ketë më shumë minuta, për të qenë gati për EURO 2020.