Edhe Mehaj niset për në SHBA: Bashkë me Kurtin do të pritemi nga autoritetet më të larta qeverisëse të Iowa-s

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj mbrëmë ka udhëtuar për vizitë zyrtare dyditëshe në SHBA.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Ministria e Mbrojtjes.

Në njoftim theksohet se Ministri Mehaj së bashku me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përveç tjerash, do të priten nga autoritetet më të larta qeverisëse dhe ushtarake të Shtetit të Lowa-s.

“Republika e Kosovës dhe Shteti i Lowa-s, kultivojnë partneritetin e ngushtë ndërshtetëror tashmë mbi një dekadë dhe vizita përkatëse është në funksion të forcimit të mëtejmë të këtij partneriteti”, thekson njofitmi.

Ndërkohë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se sot ka nisur vizitën në Dallas.