Edhe Chelsea fiton në “Anfield”, Liverpooli “gjahu” më i lehtë në 10 ndeshjet e fundit

Derbi i xhiros së 27 në Premierligë i ka takuar Chelseat.

Blutë e Londrës kanë arritur të triumfojnë 0-1 midis Anfield ndaj Liverpoolit.

Të besuarit e Jurgen Klopp i dhanë fund ecurisë negative prej katër humbjeve duke e mposhtur 2-0 Shefieldin xhiron e kaluar dhe u mendua se do të jetë një pikë kthese për të bërë më mirë në pjesën e mbetur të sezonit.

Por, nuk ndodhi ashtu.

Redsat janë mposhtur sërish dhe kësaj radhe në Chelsea.

Golin e vetëm dhe të tri pikëve e ka shënuar Mason Mount, një gol fantastik në fund të pjesës së parë që doli të jetë i fitores.

Chelsea e ka pushtuar tashmë vendin e katërt me 47 pikë të grumbulluara, derisa Liverpooli ka rënë në pozitën e shtatë, me 43 pikë. 

Kjo është humbja e 7 e Liverpoolit në 11 ndeshjet e fundit.