Edhe analisti tjetër shqiptaro-amerikan kritikon ashpër Osmanin: Ju me VV-në po i shkatërroni raportet me SHBA-të

Edhe analisti tjertët kosovar që jeton në Amerikë, Bleron Baraliu e ka kritikuar ashpër refuzimin e kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani që mos të lejoj raportimin e presidentit Hashim Thaçi në Kuvend pas takimit në Shtëpinë e Bardhë me Vuçiqin.

Pak më herët, ishte Uk Lushi, një tjetër kosovar me ndikim në SHBA që e kritikoi këtë gjest të Osmanit, shkruan Ballkani.info.

“Unë s’kam bazë morale të kerkoj reflektim brenda LDK-së, as logjikë të pres korrigjim nga VV-ja, por le të shënohet këtu bindja ime se këto dyja në bashkeqeverisje janë duke ulur raportet Prishtinë-Uashington në një paradigme të re”, ka shkruar Baraliu.

Postimi i plotë:

Refuzimi i Vjosa R. Osmani ndaj Hashim Thaçi qe te i lejoj atij raportim mbi viziten ne ShBA eshte akt qyqar e inatcor, amaterizem politik, dhe pershkallezim ne rritje i etikes hubriste qe po sfidon relacionet Ks-ShBA!

Une s’kam baze morale te kerkoj reflektim brenda LDKse, as logjike te pres korrigjim nga VV, por le te shenohet ketu bindja ime se keto dyja ne bashkeqeverisje jane duke ulur raportet Prn-DC ne nje paradigme te re. Ata qe me njohin e dijne qe nuk i fryej zjarrit te propagandes e shantazhit, dhe aq me pak mullirit te sikofantizmit, por eshte e veshtire te qendroj heshtur para ketij demolimi te keshtjelles shqiptaro amerikane te ndertuar me shume sakrifica per dhjetera vite…

Politikane te Kosoves (dhe tere Shqipnise se gjere), jemi ne dijeni te impotences dhe inkomompetences suaj! Por sot, ne konsistence me shume miq super-aktiviste shqiptaro-amerikane, ju ftoj ti tejkaloni armiqesite politike te interesave te ngushta dhe te bashkoheni njezeri ne keto caste te rralla konstelacioni te favorshem per te zgjedhur njehere e pergjithmone ceshtjen shqiptare ne trojet ame.

Jeni amatere, jeni te tmerrshem, jeni te gjithe nje! – pa perjashtim, por behuni bashke e gjeni zgjidhje konstruktive per te shtyre perpara interesat e popullit dhe vendit, sa nuk keni perfunduar ne altarin e poshtersise e deshtimit si gjenerata parardhesish tuaj! ?