Analisti nga Amerika: Vjosa Osmani, fatkeqësi e LDK-së, Kosovës dhe tërë shqiptarëve

Analisti nga Amerika Uk Lushi ka komentuar edhe një herë situatën politike në vend, pas zhvillimeve të sotme, ku presidentit të Kosovës nuk iu mundësua raportimi në Kuvend në lidhjet me takimet që ai kishte në Uashington. 

Lushi ka thënë se Vjosa Osmani vazhdon të pengoj përafrimin e vendimmarrësve dhe politikanëve të Kosovës.

Për këtë arsye, ai e ka quajtur Vjosa Osmanin fatkeqësi të Kosovës dhe shqiptarëve.

“Vjosa Osmani është fatkeqësi e LDK’së. Vjosa Osmani është fatkeqësi e Kosovës. Vjosa Osmani është fatkeqësi e shqiptarëve. Por jo përgjithmonë”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Ky është reagimi i plotë:

Vjosa Osmani me intrigat e saj taktike të politikave ditore, me papërgjegjësinë kundrejt detyrimeve shtetërore dhe indolencën vepruese si shërbëtore e paguar e popullit vazhdon të pengoj përfarimin e vendimarrësve dhe politikanëve të Kosovës. Ajo sot ka shtyer takimin mes kryeminsitrit dhe presidentit të Kosovës.

Vjosa Osmani është fatkeqësi e LDK’së. Vjosa Osmani është fatkeqësi e Kosovës. Vjosa Osmani është fatkeqësi e shqiptarëve. Por jo përgjithmonë