Synohet medalja

Edhe Akil Gjakova kalon në çerekfinale të Grand Salmit në Paris

Pas Distria Krasniqit, edhe Akil Gjakova është kualifikuar në çerekfinale të Grand Slamit të xhudos që po mbahet në Paris.

Xhudisti kosovar e kaloi rrethin e parë pa luftë, kurse në atë të dytë u përball me xhudistin nga Gjermania, Igor Wandtke, duke triumfuar për t’u kualifikuar në rrethin e tretë.

Në rrethin e tretë, Akili u përballe me xhudistin nga Rumania, Alexandru Raicu, dhe falë një paraqitje mbresëlënëse, arriti të fitojë me Ippon për të siguruar një vend në çerekfinale të Grand Slamit që po mbahet në Paris.

Në çerekfinale, Akili do të përballet me xhudistin nga Armenia, Ferdinand Karapetian.