Eden hazard

Eden Hazard takohet me kapësin e topave, të cilin e shkelmoi në vitin 2013!

Eden Hazard postoi një foto në internet në shoqërinë e Charli Morganit. Ky i fundit është ish-kapësi i topave te Sëanse, i cili u godit nga ish-lojtari belg në vitin 2013. I riu, tashmë 27-vjeç, ka bërë një pasuri të madhe me markën e tij të vodkës. Një ribashkim i papritur, njëmbëdhjetë vjet pas përplasjes së tyre në ‘Liberty Stadium’.

Hazard, i cili vari këpucët në gozhdë tetorin e kaluar, publikoi disa foto me djalin e atëhershëm, i cili është bërë një burrë dhe sipërmarrës i suksesshëm. Megjithatë duket si të ishte dje. Shumë kohë ka kaluar nga ai episod i shëmtuar në Kupën e Ligës angleze.

Ndërsa Chelsea po kryesonte 2-0 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, me rreth dhjetë minuta para fundit, Hazard goditi Morgan sepse nuk e ktheu topin menjëherë. Një akt që solli kartonin e kuq për Hazardin dhe shkaktoi një tërmet mediatik në Angli.

Më shumë se dhjetë vjet pasi ajo skenë u bë e famshme për protestat që shkaktoi, Hazard pozoi pranë Charlie Morganin, tani në krye të një biznesi të suksesshëm. I riu e bëri pasurinë e tij duke hedhur në treg markën e pijeve alkoolike “AU Vodka” me një mik në vitin 2016. Kompania e tij vlerësohet në më shumë se 46 milionë euro.

“Gjëja më e mirë e tërheqjes nga futbolli është takimi me miqtë e vjetër. Ke bërë një rrugë të gjatë në njëmbëdhjetë vjet, miku im Çarli Morgan”, shkroi Hazard për ta uruar atë dhe ndau disa foto në rrjetet sociale.