8 ndeshje, 6 gola, 2 asistime të ndara në 645′ minuta – Rashica po shijon një sezon fantastik dhe është shndërruar në futbollistin më të rëndësishëm te Werder. Sulmuesi i Kosovës po rritet dita ditës dhe duke parë statistikat deri më tani në sezonin 2019/20 – nuk ka asnjë dyshim se 23-vjeçari po shkon drejt edicionit më të mirë në karrierë.
Milot Rashica është në një ecuri mbresëlënëse me Werder Bremen.
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës ditë pas dite po trego se e pret një e ardhme e ndritur. Ai ka shënuar gol pothuajse në të gjitha ndeshjet për klubin gjerman deri më tani këtë sezon.
Ecuria fantastike e Rashicës nisi në “Signal Iduna Park”, kundër Borussia Dortmund, pas rikthimit nga lëndimi, që ia humbi edhe ndeshjet me Kosovën në shtator.
Ai shënoi një gol shumë të bukur për ta kaluar Werderin në epërsi në minutën e 8’, por në fund ndeshja përfundoi 2-2.







