Bayern Munich e ka futur tani Fisnik Asllanin në listën e ngushtë – si një opsion të mundshëm si zëvendësues i nivelit të lartë për Harry Kane nga sezoni 2026/27, ka shkruar gazetari gjerman, Florian Plettenberg!

Bayerni, me Eberl dhe Freund, janë shumë të impresionuar nga zhvillimi dhe profili i sulmuesit 23-vjeçar dhe tashmë janë informuar për klauzolën e largimit të tij në verën e ardhshme.

Sulmuesi 23-vjeçar synon të largohet nga Hoffenheim pas këtij sezoni – edhe Barcelona po e ndjek me vëmendje këtë situatë. Pothuajse të gjitha klubet e mëdha nga Gjermania, Anglia, Spanja dhe Italia janë të interesuara.

📊 Deri tani: 6 gola dhe 2 asistime në të gjitha garat këtë sezon.