Barcelona luan sonte ndeshjen e parë pas largimit të Lionel Messit kundër Real Sociedad në Camp Nou, në xhiron e parë të La Ligës.

Tifozët e Barcelonës ranë dakord në prag të ndeshjes që në minutën e dhjetë ata të brohorasin dhe duartrokasin për t’i bërë nderim Lionel Messit, futbollistit më të mirë në botë, i cili u largua nga Barcelona këtë verë pas 21 vitesh dhe i cili veshi fanellën me numrin 10 në klubin katalanas për pjesën më të madhe të karrierës.

“Messi, Messi”, ulërinin nga tribunat e Camp Nou, dhe tifozët tundnin fanellat e tij dhe tregonin mesazhet që shkruanin për argjentinasin i cili vazhdoi karrierën në PSG.

Messi donte të qëndronte në Barcelonë, por katalanasit nuk kishin para të mjaftueshme për ta mbajtur edhe pse ai pranoi një pagë shumë më të ulët.

Barcelona fans chanting Messi's name in the 10th minute ❤️ pic.twitter.com/nmcvyueSUq

— ESPN FC (@ESPNFC) August 15, 2021