Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave pas paraqitjes së tij mbresëlënëse në ndeshjen e së shtunës kundër Espanyolit.

Madje, njëri nga dy golat e tij të shënuar ishte aq i mirë saqë komentatori i BeIN Sports, Ray Hudson, nuk kishte mundur t’i besonte syve të tij.

Pesë-herë fituesi i Topit të Artë e shënoi golin e parë të ndeshjes për Barcelonën nga një gjuajtje e lirë dhe ky gol i la gojëhapur shumë tifozë, futbollistë dhe analistë të futbollit anembanë botës.

Pikërisht në këtë grup të njerëzve që kishin mbetur të mahnitur nga ky gol ishte edhe komentatorit i beIN Sports, Ray Hudson.

Reagimin e tij ndaj këtij goli e publikoi faqja zyrtare e këtij mediumi në rrjete sociale.

Here’s a backstage look at @RayHudson after that Messi free-kick #EspanyolBarça #LaLigaExperience pic.twitter.com/cNjmJrPN48

— beIN SPORTS USA (@beINSPORTSUSA) December 8, 2018

Pas këtij goli, Messi e asistoi golin e shënuar nga Ousmane Dembele, si dhe e shënoi edhe një gol tjetër për ta thelluar rezultatin në 4-0.