Chelsea është kualifikuar në çerekfinale të FA Cup, duke shënuar fitore në udhëtim te skuadra e Luton Town.
“Blutë” e Londrës ndonëse ishin dy herë në disavantazh gjetën forcën të triumfojnë në fund me rezultat 2:3.
Mbrojtja e Chelseat ra vetëm pas dy minutave lojë kur Burke kaloi Lutonin në avantazh. Rezultati u barazua 25 minuta më vonë me realizator, Niguez.
Epërsinë e vendasve e riktheu Cornick pesë minuta pa përfunduar pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, gjegjësisht në minutën e 68-të Timo Werner barazoi shifrat, kurse dhjetë minuta më vonë Lukaku kaloi londinezët për herë të parë në avantazh duke i siguruar fitoren.







