Lojtarët e Kosovës, Vedat Muriqi dhe Benjamin Kololli, e kanë festuar fitoren e mbrëmshme duke vallëzuar në hotelin ku po qëndronin.

Videon e këtij vallëzimi e ka publikuar në Instagram bashkëkombësi i tyre, Idriz Voca.

Djelmoshat e Bernard Challandes dje arritën ta sigurojnë një fitore me rezultat 4-0 në shtëpi kundër Azerbajxhanit, duke u promovuar kështu nga Liga D në Ligën C të Ligës së Kombeve.

Për më tepër, kjo fitore ka bërë që “Dardanët” të kualifikohen për gjysmëfinalen e kësaj gare në të cilën do të ndeshen me Maqedoninë. Nëse Kosova arrin ta fitojë këtë ndeshje dhe finalen, e siguron kualifikimin në Evropian.

Për këtë arsye, futbollistët e Kosovës kanë pasur shumë arsye për të festuar. Shumë nga ta kanë publikuar video dhe fotografi në llogaritë e tyre në rrjetet sociale për ta ndarë festën me tifozët.