Sot, me fillim nga ora 20:45 do të zhvillohet ndeshja e fundit e Ligës C mes Kosovës dhe Moldavisë, në stadiumin “Fadil Vokrri”.
“Dardanët” hynë në këtë ndeshje me qëllimin e vetëm për fitore, e cila do ti mbante në Ligën C.
Pas pesë ndeshjeve të zhvilluara, Kosova qëndron në pozitën e tretë me vetëm dy pikë të tubuara, ku ka regjistruar dy barazime dhe tre humbje, kurse Moldavia renditet në pozitën katërt ose të fundit, me vetëm një barazim dhe katër humbje, kështu duke grumbulluar vetëm një pikë.
Zëvendës trajneri i Kosovës Muharrem Sahiti ka theksuar se janë të gatshëm për ndeshjen e sotme, dhe se do ta ndjekin fitoren me çdo kusht, por pa e nënvlerësuar kundërshtarin.
Sahiti pritet të hyjë në këtë ndeshje me lojtarët më të fortë që ka në dispozicion, dhe dy formacionet e mundshme që ai mund të zgjedhë kundër Moldavisë pritet të jenë këto si më poshtë:
Opsioni A
Kosovë (4-2-3-1): Muric; Hadërgjonaj, Dresheviq, Rrahmani, Vojvoda; Berisha, Shala; Kastrati, Celina, Zhegrova; Muriqi
Opsioni B
Kosovë (3-5-2): Muric; Aliti, Rrahmani, Dresheviq; Hadërgjonaj, Berisha, Celina, Shala, Vojvoda; Kastrati, Muriqi







