Khabib Nurmagomedovi e ka publikuar në llogarinë e tij në Twitter një video të përleshjes me Nate Diazin, i cili së fundi është përfshirë në debatin mes rusit dhe Connor McGregorit, duke i dalë në mbrojtje këtij të fundit.
Lufta në Twitter mes këtyre treve kishte filluar pasi që McGregori e kishte quajtur Khabibin “k*rvë të varfër”. Rusi i ishte përgjigjur menjëherë, duke e përqeshur atë për faktin se ai ishte dorëzuar në meçin mes këtyre të dyve.
“Ti do të jetosh me këtë turp gjatë gjithë jetës tënde, k*rvë”, ka shkruar Khabibi mbi një video të publikuar, ku shihet momenti kur McGregor ishte dorëzuar në meçin mes këtyre të dyve.
https://twitter.com/TeamKhabib/status/1084081429083049986?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1084081429083049986&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fsport%2Fkhabibi-publikon-video-te-perleshjes-me-diazin-i-cili-e-kishte-mbrojtur-mcgregorin-615811%2F
Megjithatë, beteja mes tyre nuk përfundoi këtu, pasi që në të u përfshi edhe Nate Diaz, i cili tentoi t’ia rikujtojë Khabibit një incident që kishte ndodhur para disa viteve.
“Unë të godita ty në kokë dhe as ti, e as ekipi yt nuk bëtë asgjë… Jetoni me këtë gjë”, ka shkruar Diaz në llogarinë e tij në Twitter.
I slapped you in your head you and your team didn’t do shit …
Live with that ur all pussies— Nathan Diaz (@NateDiaz209) January 13, 2019
Khabibi nuk e la me kaq këtë zënkë, pasi që e publikoi një video të atij incidenti, kur ekipet e të dyve ishin përleshur mes vete.
“Ti ishe fshehur pas rojeve të sigurimit dhe u arratise, frikacak. Kjo gjë shihet qartë në video. Ne ta rrahëm ekipin atë natë, njeri i pavlerë”, ia ka kthyer përgjigjen Khabibit.
You was hiding behind security and ran away coward, it’s clear on the video. We just smashed your team that night you punk pic.twitter.com/xvJoO8thxo
— khabib nurmagomedov (@TeamKhabib) January 13, 2019
https://twitter.com/TeamKhabib/status/1084555841259356160?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1084555841259356160&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fsport%2Fkhabibi-publikon-video-te-perleshjes-me-diazin-i-cili-e-kishte-mbrojtur-mcgregorin-615811%2F







