Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen në dy seanca plenare gjatë kësaj jave.

Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e sotme ka vendosur që të mërkurën të mbahet seanca ku pritet të miratohet në lexim të dytë Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike, ndërsa të enjten do të jetë seanca e re plenare.