Manchester City është shëndrruar në një makineri të pandalshme për çdo rival në Premier Ligë.

Në xhiron e 27 të kampionatit anglez, skuadra e Pep Guardiolas e ka mposhtur Wolverhamptonin me rezultat të thellë 4-1 në “Etihad Stadium”.

Këtë fitore të lehtë, Manchester City e ka arritur duke iu falënderuar golave të realizuara nga Gabriel Jesus dy gola, Mahrez dhe autogolit të Dendocxker.

Ndërsa golin e vetëm për mysafirët e realizoi Coady në minutën e 61’ të ndeshjes.

Pas kësaj fitoreje, skuadra e drejtuar nga trajneri Pep Guardiola shkon në kuotën e 65 pikëve, pra 15 pikë më shumë se ndjekësi i parë që është Manchester United me 50 pikë.