Mësohet edhe skuadra e 20-të që do të luajë në edicionin tjetër të Premier Ligës.

Finalja e play-offit të Championshipit anglez vuri përballë Aston Villan dhe Derby Countyn, që luajtën ndaj njëra tjetrës në Wembley.Ishte skuadra nga Birminghami ajo që ia doli të triumfonte 2-1 dhe njëherësh siguroi rikthimin në Premier Ligë pas dy viteve të kaluara në Championship.

Anwar El-Ghazi realizoi golin e parë për Aston Villan në minutën e 44-të, kurse rezultatin e dyfishoi John McGinn në të 59-tën. Golin e nderit për skuadrën që drejtohet nga Frank Lampard, e realizoi Martyn Waghorn, në të 81-tën por që nuk pati asnjë vlerë për Derby Countyn.

Kësisoj, Aston Villa i bashkohet Norwich Cityt dhe Sheffield United skuadra këto që përmes sezonit të rregullt kishin siguruar rikthimin në Premier Ligë.