Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, ka publikuar një status në llogarinë e tij në Facebook për ta uruar Kosovën për promovimin në Ligën C të Ligës së Kombeve, dhe sigurimin e një vendi në playoff.
Djelmoshat e Bernard Challandes dje arritën ta sigurojnë një fitore me rezultat 4-0 në shtëpi kundër Azerbajxhanit, duke u promovuar kështu nga Liga D në Ligën C të Ligës së Kombeve.
Për më tepër, kjo fitore ka bërë që Dardanët të kualifikohen për gjysmëfinalen e kësaj gare në të cilën do të ndeshen me Maqedoninë. Nëse Kosova arrin ta fitojë këtë ndeshje dhe finalen, e siguron kualifikimin në Evropian.
“Shumë urime përfaqësuesen e Kosovës për kalimin në “Play-off” të EURO 2020. #FFK #FADILVOKRRI”, ka shkruar Duka në llogarinë e tij në Facebook.
Nga edicioni i ardhshëm i Ligës së Kombeve, 2021, Kosova do të jetë në të njëjtën ligë me Shqipërinë, Ligën C
https://www.facebook.com/PresidentiFutbollitShqiptare/photos/a.246839272093311/1864060063704549/?type=3&theater







