Mesfushori i Interit është tërhequr nga kombëtarja pas mosmarrëveshjeve me trajnerin Roberto Martinez.
Radja Nainggolan e ka marrë vendimin për largim nga kombëtarja dhe nuk do të kthehet më.
Mesfushori i Interit nuk ka ndërmend të kthehet në përfaqësuesen e Belgjikës, madje edhe nëse krye të “Djajve” nuk do të jetë Roberto Martinez.
“E kam thënë edhe më parë, se nëse nuk do të grumbullohesha
për Rusia 2018, nuk do të kthehesha më për të veshur fanellën e kombëtare”, ka thënë Radja.
“Jam një njeri që e mbaj fjalën, kështu do të bëj. Edhe nëse e ndërrojnë trajnerin dhe ai do të më lutet të kthehem sërish nuk do të pranoj.
“Ninxha” nuk e ka pranuar mirë përjashtimin nga Botërori, edhe pse ishte në një formë mjaft të mirë.
“Isha shumë i zhgënjyer nga fakti që më lanë jashtë pas asnjë motiv, edhe pse kisha zhvilluar një Evropian të madh”.
“Te Belgjika kishte futbollistë që nuk luanin në klubet e tyre, dhe sërish u grumbulluan. Nuk kam kërkuar asgjë, nëse grumbullohesha, thjesht e meritoja”.
“Martinez ka kërkuar falje? Gjithçka është patetike. Kur isha te Roma, kam luajtur në 50 ndeshje, por kritikohesha për jetën që bëja. Njerëzit nuk duhet të të gjykojnë kur nuk dinë asgjë”. “Dua që njerëzit të m’i thonë gjërat në sy. Ndoshta do t’i kisha shtrënguar dorën, edhe pse nuk do të isha dakord. Mirëpo kur dikush sillet në këtë mënyrë, e humbet respektin tim”, ka përfunduar ai./KosovaPress/







