Edhe trajneri i Liverpoolit ka folur disa fjalë për shkarkimin e Jose Mourinhos.
Nga mëngjesi i sotëm, Jose Mourinho nuk është më trajner i Manchester United. Portugezi është shkarkuar pas rezultateve të dobëta.
Për këtë, nuk mund të mungontë as një koment nga rivali i tij që i shkaktoi humbjen e fundit, Jurgen Klopp që është trajner i Liverpoolit. “Mourinho është një djalë konkurrues dhe ambicioz,
jashtëzakonisht i suksesshëm”, tha Klopp. “Mund ta imagjinoj se në muajt e fundit nuk ka qenë e lehtë për të. Asnjë nuk mund t’ia heq meritat e gjithçkaje që ka fituar. Është i jashtëzakonshëm”.
Të dielën Klopp e ka mposhtur Mourinhon 3-1 me dy gola të shqiptarit Xherdan Shaqiri







