Kanë përfunduar dy ndeshjet e sotme të Ligës së kampionëve
Galatasaray është mposhtur nga Porto me rezultat 2-3.
Porto ka siguruar kalimin në 1/8 e Ligës së Kampionëve, pasi është kryesuese e Grupit D me 16 pikë.
Kurse në takimin tjetër të këtij grupi, Schalke e ka mposhtur Lokomotiv Moscow me rezultat 1-0.
Edhe Schalke 04 e ka siguruar kualifikimin në 1/8 e Ligës së Kampionëve, si dyti në grup.
Kurse Galatasaray ka siguruar Ligën e Evropës, pasi është i treti në grup.







