Mbrojtësi italian është kthyer në një ikonë të “Zonjës së Vjetër”.

Vetëm një javë pasi regjistroi 100 paraqitje me kombëtaren e Italisë, Giorgio Chiellini është afër të thyejë një tjetër rekord, këtë herë me Juventusin.

Qendërmbrojtësi italian në rast se luan ndaj Spalit këtë fundjavë, do të thyejë rekordin e legjendës së klubit Roberto Bettega për paraqitje me fanellën bardhezi.

Ndeshja e radhës do të jetë numër 483 për Chiellinin, që do ta bënte atë lojtarin e pestë me më shumë paraqitje tek Juventusi.

34-vjeçari është pjesë e Juves që nga viti 2005 ku u transferua nga Fiorentina.