E zbulon Haradinaj: Kompania që ia bën fushatën Vuçiqit, po punon për Kadri Veselin

Kryeministri në detyrë dhe i nominuari për Kryeministër pas 6 tetorit nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj, ka thënë se e njëjta kompani që ia bën fushatën presidentit serb Aleksandar Vuçiq, fushatën është duke ia bërë edhe PDK-së së Kadri Veselit.

Haradinaj ka thënë se e njëjta kompani i ka shërbyer në fushatë edhe kryeminsitrit shqiptar, Edi Rama.

“Kanë marrë kompani të huajën. Të njëjtën kompani që e ka Vuçiqi dhe Rama, e njëjta kompani po ia bën fushatën edhe Vuçiqit. A është koniçidencë kjo? Mendoj se duhet dikush me dhënë llogari”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka theksuar se PDK-ja nuk mund ta luftojë korrupsionin me këtë qasje. Sipas tij, PDK ka ndikim në të gjitha bordet dhe institucionet e rëndësishme të vendit.

loading…