Një ngjarje e rëndë u shënua mbrëmjen e kaluar në qytetin bregdetar të Vlorës.

69-vjeçari Vangjel Kapllani, u gjet i vrarë me armë zjarri në banesën e tij në katin e katërt të një pallati, në lagjen “Rilindja”.

Ai dëshmoi para mediave se e kishte gjetur gjyshin të gjakosur në divan dhe derën e shtëpisë së hapur kur kishte mbërritur në shtëpi. Më pas u zbulua se autor për këtë krim makabër në Vlorë ishte nipi i tij 16-vjeçar Vangjel Kapllani, i cili mbante emrin e të gjyshit.

16-vjeçari ka rrëfyer se e kishte vrarë pasi nuk e duronte dot.

Në lidhje me këtë ngjarje ka folur për mediat edhe nipi tjetër i të moshuarit, i cili ka thënë se nuk ka dijeni se si ka ndodhur ngjarja.

Armando Kapllani, nipi tjetër i të ndjerit është shprehur se e ka gjetur rrëmujë shtëpinë, por thotë se nuk ka dijeni nëse është grabitur apo jo.

Ai ka shtuar për “Ora News” se kushëriri i tij, i cili kreu vrasjen, jetonte me gjyshërit, pasi i ati i kishte vdekur në një aksident në Greqi.

Pjesë nga intervista

Si e gjetët shtëpinë?

E gjetëm pak rrëmujë.”

Mendoni se është grabitur?

Nuk dimë asgjë ne, nuk kemi dijeni.”

Po qarkullojnë këto lajmet, si i prisni?

Lajmet kanë punën e vet. Nuk dimë asgjë ne, policia drejtësia ç’a do nxjerrë.”

Ju ka thënë gjë policia?

Për momentin jo. Unë jam marrë vetë me këto dhe nuk kanë thënë gjë.”

Po nipi tjetër, djali 16 vjeç?

Është në polici.”

Me kë jetonte plaku?

Me nipin, e ka djalin e djalit. Sepse i ati i ka vdekur në një aksident në Greqi dhe e ka rritur gjyshja me gjyshin, por gjyshja ka dy muaj që ka ndërruar jetë.”