Feim Sylka u bë turp i vendit me një koment publik në Facebook ndaj një ish-ushtari të UÇK-së të cilin e ka ofenduar rëndë veç pse pati qëndrim kundër 1000 testeve të ardhura nga Serbia.
Lajmi i shkruar eksluzivisht nga Ballkani.info i marrë edhe nga portalet tjera, ka bërë që përsëri të ngjallen reagime urrejtëse nga militantët e Vetëvendosjes
Lajmi ekskluziv i Ballkani.info:
Komenti i radhës turpërues e skandaloz është bërë nga një person tjetër i quajtur Patris Bondi.

I riu që e ka të mbushur profilin e tij me fotografi të Albin Kurtit e Lëvizjes Vetëvendosje e ka ofenduar rëndë një ish të dhunuare të luftës raporton ballkani.info
Bondi që shtiret si militant i madh i Vetëvendosjes ka guxuar ta quaj si prostitutë të dhunuarën e cila kishte shprehur qëndrim kundër ardhjes së 1000 testeve të ardhura nga Serbia. /Ballkani.info/

Patris Bondi shfaqet në Facebook edhe në një fotografi me armë më mbishkrimin se duhet të ketë zgjedhje të reja.








