E dhunuara në luftë i reagon ashpër Kurtit: 20 mijë gra të dhunës seksuale i ndërrove me 1000 teste të Serbisë!

Falja e 1000 testeve për koronavirus që Serbia i bëri Kosovës dy ditë më parë, vazhdon të jetë tema kryesore në vend. Zhurma e madhe që po bëhet po konsiderohet e drejt, pasi që Serbia ka filluar qysh tash të shihet si shtet solidar e vullnet mirë në raport me Kosovën. Këto teste pushtuan mediat kryesore botërore, duke e nxjerrë Serbinë si një fqinj dashmirës në sytë e botës.

Pranimi i këtyre teste nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, si gjest i vullnetit të mirë nga Serbia, po ashtu ka marrë kritika të ashpra. Partitë politike, individ e njerëz me peshë në shoqëerinë tonë kanë dalë haptas si kundër pranimit të këtyre testeve e po ashtu edhe kundër pranimit “kaq të lehtë” të Kurtit.

Edhe veteranët e invalidët e UÇK-së janë shprehur të mllefosur me këtë gjest.

Megjithatë, duket se pranimi i këtyre testeve më së shumti i ka prekur femrat kosovare të dhënuara gjatë luftës nga forcat militare e policore serbe.

Ballkani.info ka pranuar një letër nga një e mbijetuar e dhunës seksuale, e cila ka kundërshtuar faktin se këto teste të Serbisë janë pranuar nga Qeveria Kurti.

Gruaja nga Prizreni (emër i njohur për redaksinë tonë) është shprehur plot mllef, duke e akuzuar Kurtin se gratë e dhunuara ai i ndërroi për 1 mijë teste të Serbisë.

“Albin jo unë, apo burri im, por edhe fëmijët të më vdesin nga ky virus, unë nuk do të lejoj të nënshtrohem testeve te shkjaut kriminel e fashist. Më mirë e vdekun në shtëpinë time, se në duart e  testeve të helmuara”, shkruan nder tjerash ajo.

Më poshtë ua sjellim letrën autentike të gruas nga Prizreni (pa ndërhyrje):

Albin Kurti 20 mijë gra të dhunës seksuale, na ndërroj me 1 mijë teste të serbisë.

Albin, po e nisi me emër dhe jo si kryeministër, për ta treguar një ngjarje, që ndoshta për ty është e pazakontë. Unë jamë një nënë e cila është përdhunuar nga forcat policore serbe për 7 ditë rradhazi. Tërë jetën time jam pengë i së kaluares, sa herë që këto raste përmenden apo shfaqen si ngjarje para nesh.

Albin, mos të ishte UÇK -ja, nuk besoj se sot do të isha gjallë, e do të kisha besa dhe fëmij të shëndosh. Plot 20 vite e mbajta të mfshehtë nga burri, duke e gënjyer që jamë maltretuar fizikisht nga forcat serbe, më në fundë vendosa ti them, sepse kisha nevojë të ndryshoja jetën time. 20 vite më pas ti Albin po na i shpalos plagët, na ndërrove 20 mijë viktimat te dhunës seksuale me 1 mijë teste të serbisë.

Albin, nuk e di a dëshiron të vazhdosh të lejosh që serbia të na helmon ende, nuk besoj se ti ke këtë ide, andaj shmangu mos na sjellë luftën psiçike prap, sepse edhe ky virus mjaftoj të na kthej në kujtesën e luftës.

Albin, besoj që e kupton ku desha të dal, mos na helmoni ma shumë jetën tonë, mos na vrisni për së dyti, nuk mundet një gjakpirës që i vrau mbi 18 mijë shqipëtar, një klas kriminele që ti vrau mbi 1 mijë fëmijë, një shtetë epsharak që ti dhunoi 20 mijë nëna e motra, të bëhet human apo bemires për Kosoven, kur tërë jetën po vazhdon të mos na lëshoj prej dore.

Albin jo unë, apo burri im, por edhe fëmijët të më vdesin nga ky virus, unë nuk do të lejoj të nënshtrohem testeve te shkjaut kriminel e fashist. Më mirë e vdekun në shtëpinë time, se në duart e  testeve të helmuara.

Me plotë mllef e pezm

Një grua e dhunës seksuale të luftës së fundit

18.04.2020. / Komuna e Prizrenit