E turshpme, futbollistët e skuadrës angleze përleshen me njëri-tjetrin VIDEO

Në mbrëmjen e kaluar ka ndodhur një episod aspak i këndshëm në Championship (kategoria e dytë angleze).

Pas sfidës Cardiff City – Nottingham Forest, që u fitua nga mysafirët (1:0) dy lojtarë të vendasve janë kapur njëri me tjetrin.

Bëhet fjalë për Leandro Bacuna dhe Callum Paterson, të cilët pas vërshëllimës së fundit kanë përfunduar duke bërë sherr.

Është dashur ndërhyrja e shokëve të skuadrës për të qetësuar situatën e turpshme.