El Clasico

E turpëroi me ‘Manita’, Barcelona i barazon rekordin Realit në ‘El Clasico’

Barcelona fitoi me rezultatin e thellë 5-1 kundër Real Madridit në ndeshjen që u luajt pasditen e sotme në “Camp Nou”.

Golat për katalanasit i shënuan Philippe Coutinho, Luis Suarez (3) dhe Arturo Vidal, ndërsa për madrilenët realizoi Marcelo.

Por përveç “Manitës’, blaugranasit ka shënuar në 22 ndeshje radhazi në “El Clásico” në të gjitha kompeticionet, duke barazuar rekordin e Real Madridit në vitin 1959 deri në 1969.