Bota e wrestling është në zi pas ndarjes nga jeta të Majk Jons, ose i njohur ndryshe me emrin e ringut, Virgil, i cili u shndërrua në një nga ikonat e WWE.
Vetëm në moshën 61-vjeçare, Jons u shua pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë.
Ishte arbitri i njohur, Marc Charls III, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale komunikoi humbjen e trishtë t ëish-mundësit të njohur.
Në vitin 2022, Jons u diagnostikua me dementia, ndërsa pësoi dhe dy goditje në tru.
Virgil u kthye në një nga ikonat e mundjes së bashku me emra të mëdhenj si Hulk Hogan, Andre The Giant, Rodi Pajper etj.








