E tmerrshme| Vëllezërit nga Istogu tentuan t’i fusin në veturë dy të mitura

Dy të mitura janë ngacmuar seksualisht nga dy vëllezër në Istog, derisa të njëjtit kanë tentuar t’i fusin në veturë.

Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka njoftuar se lidhur me rastin është arrestuar njëri nga të dyshuarit, teksa tjetri ndodhet në arrati, përcjell Demokracia.com.

“NGACMIM SEKSUAL/Istog 09.09.2022 – 21:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se së bashku me vëllain e tij i cili gjendet në arrati, duke i mashtruar i kishin ngacmuar dhe tentuar ti fusin në veturë dy viktimat e mitura femra kosovare”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas policisë i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Demokracia.com/