E tmerrshme: Shtatë vjeçari varroset i gjallë nga prindërit, pasi nuk i dinte vargjet e Biblës

Një djalë 7-vjeçar ka ndërruar jetë pas dhunës së prindërve, të cilët dyshohet se e kanë varrosur të gjallë. Ngjarja e rëndë ëshët regjistruar në Newton, Masachusets të SHBA-ve.

Sipas mediave amerikane, Ethan Hauschultz, për shkak se nuk kishte mësuar përmendësh biblën, është dhunuar nga prndërit. Ai detyrohej të mbante një objekt 44 kg çdo ditë, ndërsa është torturuar edhe nga vëllai i tij 15-vjeçar.

Bëhet e ditur se i mituri vdiq nga hipotermia, kshte trauma në kokë, barkë, gjoks si dhe një brinjë të thyer. Në lidhje me këtë ngjarje janë arrestuar tre persona.

I ati i tij Timothy, 48 vjeç, është akuzuar për vrasje dhe cënim të pafajësisë së një fëmije.

Ndaj nënës së tij Tina, 35 vjeç , rëndon po e njëta akuzë, kurse djali i tyre adoleshent akuzohet për vrasje të shkallës së parë. Në dëshminë e tij në gjyq vëllai i të miturit, ëshët shprehur se ishin dënuar nga prindërit me mbajtjen e regjistrave, pasi nuk kishin lexuar 13 vargjet biblike të Timoteut.