E tmerrshme: Një vajzë e re, keqpërdori uniformën e Policisë së Kosovë, këto janë gjestet që ka bërë në ‘Snapchat’

Nuk janë të pakta rastet kur është keqpërdorur uniforma e Policisë së Kosovës për foto ose video në rrjete sociale.

Një rast i ngjashëm është paraqitur edhe sot, ani pse video e publikuar sot në rrjetin social Snapchat shihet se është realizuar një muaj më parë.

Kësaj radhe, shihet një vajzë me iniciale B.K (emër i njohur për redaksinë), e cila vallëzon derisa ka të veshur uniformën e policisë.

Nuk dihet nëse vajza e paraqitur në video është pjesëtare e policisë apo se si e ka siguruar këtë uniformë.

Kujtojmë që një rast të ngjashëm edhe në maj të këtij viti, kur një police kishte publikuar një video në “TikTok”, ku shfaqet e ‘egër’ duke tentuar të shpërfaqë vetën e saj sa më të ‘rrezikshme’.

Për shkak të kësaj videoje, zyrtarja në fjalë ishte suspenduar nga puna