E tmerrshme: Në Rusi vdes drejtori i spitalit ku për mungesë të oksigjenit kishin vdekur 13 pacientë VIDEO

Në Rostov-on Don, vdes drejtori i spitalit Covid-19, Yuri Dronov, i cili ishte duke u hetuar për vdekjen e 13 pacientëve. Dronov pos që ishte drejtor i spitalit ishte edhe asamblist i Asamblesë së Rajonit të Rostov, nga radhët e partisë së Putinit, Rusia e Bashkuar.

Për opinionin në Rusi për mese 10 ditë ishte mbajtur e fshehtë vdekja e 13 pacientëve, në spitalin COVID-19 të Roston-on-Don. Për herë të parë për rastin mediat kishin njoftuar me 21 tetor, ku ishte mësuar që në spitalin e Roston-on Don kishin vdekur 13 pacientë, të cilët ishin duke u trajtuar me Covid-19.

Bazuar në dëshmitë e familjarëve dhe mjekëve kujdestarë, vdekja e 13 pacientëve kishte ardhur si pasoj e ndërprerjes së furnizimit me oksigjen në repartin e kujdesit intensiv. Ndërprerja e furnizimit me oksigjen kishte ndodhur gjatë natës në mes të datave 11-12 tetor, rreth orës 23:00 dhe kishte zgjatur rreth 55 minuta.

Një familjar të cilit i kishte vdekur babai 56 vjeçar, thotë se pasi që ishte ndërprerë furnizimi me oksigjen në repartin intensiv, pacientet kishin filluar të ulërinin si pasojë e mungesës së oksigjenit. Mjekët ishin munduar që në mënyrë selektive të ndihmonin pacientet të cilët kishin më shumë nevojë për oksigjen, por në fund pas një ore bilanci ishte i tmerrshëm, 13 pacient kishin vdekur, ku pacienti më i ri ishte vetëm 29 vjeçar.

Thuhet që Dronov ishte edhe vet i infektuar me Covid-19, por vdekja e tij kishte ardhur si rezultat i sulmit në zemër. Besohet se sulmi ka mundur të vije si pasoj e fillimit të hetimeve për fajësinë e Dronov për vdekjen e 13 pacientëve.

Sot pas më shumë se dy javëve, si pasoj e skandalit në lidhje me vdekjen e 13 pacientëve, ka dhënë dorëheqje kreu i Ministrisë së Shëndetësisë për Rajonin e Rostov, Tatiana Bykovskaya.

Mediet dhe organizatat që merren me analizimin dhe përpilimin e statistikave në lidhje me Pandeminë e COVID-19 në Rusi, shumë herë kanë shprehur dyshimet e tyre në lidhje me raportimet e Kremlinit për numrin dhe viktimat e Covid-19. Bazuar në hulumtimet e tyre besohet se numri i të vdekurve si pasoj e COVID-19 është së paku tri herë më i madh sesa që raportohet.

Para dy ditëve në rrjetin social rus VKontakte, ka dalë një video ku shihet numër i madh i trupave te të vdekurve, e që thuhet se janë nga morgu i Novokuznetsk të Rajonit Kemerovo. Kjo video ka ngjallur shqetësime dhe ngreh dyshime mbi raportimin se si është duke u menaxhuar Pandemia e COVID-19.