E tmerrshme: I infektuari me COVID-19 pështyn udhëtarin në tren, pastaj rrëzohet dhe vdes VIDEO

Kjo video tronditëse tregon një burrë të sëmurë me koronavirus që pështyn në fytyrë te një tjetër udhëtar, pak para se të hipte në tren e të binte në tokë i pajetë.

Ngjarja ndodhi në Tajlandë, ku Anan Sahoh, 56 vjeç rezultoi pozitiv me COVID-19, pasi ai u gjet pa shenja jete në trenin e linjës Bangkok- Narathiuat.

Në video shfaqet momenti kur ai pështyn te një tjetër person që po blinte bileta.

Viktima kapërceu edhe kontrollin e detyrueshëm për temperaturën, derisa në u shfaq duke u kollitur dhe vjellë.