Në internet është publikuar një pamje e tmerrshme, ku një polic amerikan në Minneapolis shihet duke ia peshuar gjurin mbi qafë për disa minuta një personi të arrestuar, të prangosur e të shtrirë në rrugë.

Më vonë, i arrestuari e humb vetëdijen dhe vdes në spital.

Incizimi është bërë nga një kalimtar i rastit të hënën dhe ka bërë që FBI-ja t’i fillojë hetimet për këtë rast, shkruan “Daily Mail”.

Policia lokale më vonë konfirmoi se burri i arrestuar vdiq dhe se ai ishte i dyshuar për falsifikim.