E tmerrshme! Gruaja nga Drenasi dhunohet në prani të fëmijëve

Një grua është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj në prani të fëmijëve.

Ngjarja ka ndodhur në Drenasi. Sipas Policisë, i në konsultim me prokurorin kujdestar rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj në prezencën e fëmijëve te tyre. Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari dhe në konsultim me prokurorin kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia e Kosovës.