E tmerrshme: 4 burra dhunojnë një grua në një fshat të Prishtinës

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në në fshatin Koliq të Komunës së Prishtinës, ku një grua është dhunuar nga katër persona.

Viktima femër e dhunuar nga katër personat, ka treguar se dy nga të dyshuarit i njeh kurse dy personat e tjerë nuk e di se kush janë.

Ngjarja sipas viktimës femër ka ndodhur para katër muajve dhe ajo ka lajmëruar tani rastin në Policin e Kosovës.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se para katër muajve është dhunuar nga katër persona të dyshuar dy nga ta i njeh. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.