E thonë në Beograd: Shqiptarët s’janë fise, janë pjesë e Perëndimit kanë 5 – 6 yje bote

Robert Coban, Presidenti i kompanisë mediale “Color Press Group” duke folur në televizonin N1 ka komentuar rreth deklaratës së së Kryeministres së Serbisë Ana Bërnabiq, e cila duke iu referuar krerëve të shtetit të Kosovës etiketoi të gjithë kosovarët duke thënë se janë njerëz të malit, ka thënë se Serbia nuk duhet t’i shohë shqiptarët si “fise që na sulmojnë”.

Coban ka përmendur me emra yjet kosovare të muzikës, Rita Orën, Dua Lipën e Bebe Rexhën si dhe depërtimin e Bekim Fehmiut në Hollyëood në vitet 70’të duke theksuar se ata në këtë mënyrë janë bërë pjesë e civilizimit perëndimor.

“Shqiptarët kanë 5-6 pop yje globale, me këtë duhet të ballafaqohemi, ata janë bërë pjesë e civilizimit perëndimor në mënyra të ndryshme dhe ne nuk mund t’i shohim ata si fise që na kanë sulmuar” ka thënë Robert Coban.

Ai ka theksuar se është i inkurajuar që në Beograd megjithatë është mabjtur festivali “Mirëdita, dobar dan”

“Është mbajtur dhe për këtë duahet të flasim. Kemi pasur në ndërkohë edhe deklaratën e kryeministres për njerëzi nga pylli. Ajo ka mendur për njerëz konkret nga UÇK …Ne vërtetë mendojmë për shqiptarët dhe Shqipërinë si njerëz të rendit të dytë, dhe këtë nuk e thonë të gjithë publikisht por kjo mendohet në biseda private.

“Ne ende mendojmë se jemi më të mirë se ata, por askush në Ballkan nuk është më i mirë se tjetri. Bekim Fehmiu ishte aktori i parë që u paraqit në Hollywood. Për këtë arsye festivali “Mirëdita” është me rëndësi, ata janë njerëz më të cilët duhet të jetojmë, ne me ta do të udhëtojmë diku, shqiptarët do të jenë fqinjë tanë. Ne nuk njihemi mjaftueshëm, bota është një rrjet tani, ata njerëz i takojmë gjithkund, në biznes, në kulturë, duhet të njihemi më mirë dhe tani temat politike do të jenë më të lehta për t’u marrë me to” ka thënë Coban.