E shumëpërfolura “Viva Fresh”, një nga donatoret kryesore të VV-së në zgjedhjet e 14 shkurtit

“Viva Fresh” është supermarketi më i përfolur i ditëve të fundit për shkak të mashtrimeve me çmime.

Ky supermarket u gjobit sot për mashtrime me çmimin e sheqerit, teksa emri i saj u lakua mbrëmë edhe për mashtrime të mëdha me çmimin e vajit.

Madje sipas raportimeve “Viva Fresh-it” i janë gjetur edhe mijëra litra vaj të fshehura në depo, ani pse deklarohej se nuk ka sasi të mjaftueshme të këtij produkti.

“Viva Fresh” kapet duke mashtruar edhe me çmimin e sheqerit

Mirëpo, “Viva Fresh” ishte ndër donatoret kryesore të partisë në pushtet, VV, në zgjedhjet e 14 shkurtit, ku ky subjekt fitoi me një shumicë prej mbi 50 për qind.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kishte publikuar dosjen e informimit publik për subjektet politike dhe kandidatët të cilët kanë arritur të zgjidhen deputetë në zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit 2021.

Në dosjen e publikuar të KQZ-së, figuronin edhe emrat e donatorëve të cilët kanë dhënë para donacion për subjektet politike për zgjedhjet që u mbajtën në fillim të vitit 2021 në Kosovë.

Tek donacionet e qytetarëve dhe bizneseve të ndryshme për Lëvizjen Vetëvendosje, gjenden shumë biznese ku prin VIVA FRESH e cila ka dhuruar 5000 euro,

Në mesin e donatorëve ka edhe qytetar të cilët pas ardhjes në pushtet të vetëvendosjes janë avancuar në pozita të ndryshme. Poashru në lista gjendet edhe emri i bashkëshortit të Presidentes Vjosa Osmani, Prindon Sadriu.