Në vitin 2005 ishte vetëm 18 vjeç… Ishte pikërisht data 1 maj dhe Barcelona priste në shtëpi skuadrën e Albacetes.

Nuk do të harrojë kurrë Lionel Messi atë natë fantastike, pasi arriti të realizonte golin e parë në karrierë me fanellën e katalanasve.

I pari nga 600-të që u realizuan pikërisht më 1 maj në Champions League, ndaj Liverpool, plot 14 vite më pas.

Sot argjentinasi është 31 vjeç dhe shkruan historinë, por në atë kohë historinë e shkruante pasi Ronaldinho vendosi t’i dhuronte atë top sikur po i përcillte trashëgiminë e klasit të tij dhe rolin e liderit te blaugrana.

Një perlë e vërtetë, me parabolë ndaj portierit. i pari nga të shumtë golat… Historia Leo Messit nisi atë natë, por nuk dihet kur do të përfundojë…