Sot në Prishtinë është arrestuar një person shtetas i Shqipërisë nën dyshimin për veprat shtrëngim dhe kanosje.

”Personi i dyshuar përveç që ka kanosur viktimën i njëjti ka detyruar që të mbajnë një lidhje pa vullnetin e saj duke e shantazhuar me publikimin e disa fotografive”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Tutje bëhet e ditur se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Njoftimi i plotë:

Arrestohet një person i dyshuar për veprat shtrëngim dhe kanosje

Në një operacion të zhvilluar sot nga Njësiti i hetimeve të Përgjithshme të Rajonit të Prishtinës , është arrestuar një person i dyshuar për veprat shtrëngim dhe kanosje

Operacioni policor ka ardhur si rrjedhojë e një denoncimi që viktima e rastit ka bërë në polici me datën 23.10.2023.

Nga hetimi preliminar që policia i ka bërë këtij rasti, është ngritur baza e dyshimit se personi i dyshuar përveç që ka kanosur viktimën i njëjti ka detyruar që të mabajnë një lidhje pa vullnetin e saj duke e shantazhuar me publikimin e disa fotografive.

Personi i dyshuar:

-Z.M, mashkull, 28 vjeç, shtetas i Republikës së Shqipërisë, me vendim të prokurorit të shtetit, është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.