Një episod i rrallë është regjistruar në javën e parë në Rumani.

Sfida Petrolul-Voluntari përfundoi 0-1 për ekipin e mbrojtësit Naser Alijit, i cili e ndoqi sfidën nga stoli.

Vendasve, pjesë e të cilëve ishte Armando Vajushi deri në janar, iu anulua një gol në pjesën e parë, ndërkohë që Voluntari realizoi golin e fitores në minutat shtesë të takimit me një penallti.

Penalltia e akorduar për Voluntarin shkaktoi zemërim te vendasit.

Më i acaruari ishte shoferi i autobusit të Petrolulit, të cilin arbitri kryesor e ndëshkoi me karton të kuq duke menduar se ishte pjesëtar i stafit teknik.